Los Angeles Lakers mposhtën Toronton

Basketboll

Los Angeles Lakers mposhtën Toronton

Më: 7 prill 2021 Në ora: 12:07
Los Angeles Lakers mposhtën Toronton

Kampioni aktual Los Angeles Lakers mposhtën Toronto Raptros me rezultat 110-101.

Për Lakers që janë duke luajtur pa dy yjet kryesor LeBron James dhe Anthony Davis, shkëlqeu i riu Talen Horton-Tucker që shënoi 17 pikë, ndërsa për Toronton loja e mirë e Pascal Siakam që realizoi 27 pikë nuk mjaftoi për fitore.

Ndeshja më kompetitive u zhvillua në “Chase Center” të San Franciscos, ku vendasit Golden State Warrios fituan me një pikë më shumë ndaj Milwaukee Bucks 122-121.

Një nga fundorët më të mirë në histori Stephen Curry ishte i pandalshëm te vendasit duke shënuar 41 pikë, ndërsa Bucks që ishin pa MVP-në e dy sezoneve të fundit Giannis Antetokounmpo, ndeshje të mirë kishin Jrue Holiday me 29 pikë dhe Khris Middleton me 28 pikë.

Rezultatet e mbrëmjes në NBA:

Chicago Bulls – Indiana Pacers 113-97

New Orelans Pelicans – Atlanta Hawks 107-123

Philadelphia 76ers – Boston Celtics 106-96

Los Angeles Lakers – Toronto Raptors 110-101

Memphis Grizzlies – Miami Heat 124-112

Detroit Pistons – Denver Nuggets 119-134

Milwaukee Buck – Golden State Warriors 121-122

Portland Trailblazers – Los Angeles Clippers 116-233.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat