Durant i kthehet paraqitjeve të mira

Basketboll

Durant i kthehet paraqitjeve të mira

Më: 14 prill 2021 Në ora: 11:49
Durant i kthehet paraqitjeve të mira

Është përmbyllur edhe një natë interesante në basketbollin amerikan NBA.

Brooklyn Nets mposhti Minnesota Timberwolves me rezultat 127-97.

Nets edhe pse pa dy yjet Kyrie Irving dhe James Harden, ia dolën të fitojnë ndeshjen pas një performance të kënaqshme nga Kevin Durant, që realizoi 31 pikë në 27 minuta.

Ndeshja më interesante u zhvillua në “Moda Center” të Portlandit.

Boston Celtics si mysafir me rezultat të ngushtë mposhti vendasit Portland Trailblazers 116-115.

Tre nga basketbollistët kryesor Tatum, Brown dhe Walker te Bostoni kishin ndeshje të mirë, me Jayson Tatum si lider që shënoi 32 pikë.

Fitore arriti edhe kampioni në fuqi Los Angeles Lakers që e mposhti Charlotte Hornets me rezultat 101-93.

Për kampionin aktual Lakers shkëlqeu Kyle Kuzma me 24 pikë që e zëvendsoi më së miri Anthony Davisin e lënduar.

Rezultatet

Brooklyn Nets – Minnesota Timberwolves 127-97

Los Angeles Clippers – Indian Pacers 126-115

Atlanta Hawks – Toronto Raptors 108-103

Los Angeles Lakers – Charlotte Hornets 101-93

Oklahoma City Thunder – Utah Jazz 96-106

Miami Heat – Phoenix Suns 86-106

Boston Celtics – Portland Trailblazers 116-115.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat