Flamurtari dhe Partizani e nisin mbarë Kupën e Shqipërisë

Basketboll

Flamurtari dhe Partizani e nisin mbarë Kupën e Shqipërisë

Më: 16 prill 2021 Në ora: 12:09
Flamurtari dhe Partizani e nisin mbarë Kupën e Shqipërisë

Në mjediset e Akademisë “Dhimitraq Goga” kanë nisur ndeshjet e Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra. Në fazën finale të këtij eventi marrin pjesë 6 skuadra, që ndodhen në një grup, teksa janë luajtur edhe sfidat e para.

Flamurtari kryesues i kampionat e nis mbarë edhe këtë event, duke mundur 94-53 Tiranën, në një ndeshje të dominuar nga basketbollistet vlonjate. Me fitore e nis këtë turne edhe Partizani, që mundi pa shumë probleme Vllazninë 92-58.

Në ndeshjen e tretë të ditës së parë, ekipi i Sh.K.B.Tirana mposhti 75-64 Studentin në derbin kryeqytetas. Ndeshjet e fazës së grupit për femrado të luhen çdo dy ditë dhe në gjysmëfinale shkojnë 4 ekipet më të mira.

Kupa e Shqipërisë – Femra

Dita 1 – 15 prill

Partizani – Vllaznia, 92-58

Studenti – SH.K.B.Tirana, 64-75

Tirana – Flamurtari, 53-94

Renditja: Flamurtari 2 pikë, Partizani 2 pikë, Sh.K.B.Tirana 2 pikë, Studenti 1 pikë, Vllaznia 1 pikë, Tirana 1 pikë.

Dita 2 – 17 prill

Partizani – Tirana, 11:00

Flamurtari – Studenti, 13:00

Vllaznia – Sh.K.B.Tirana, 15:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat