Curry lojtari i javës në Konferencën Perëndimore

Basketboll

Curry lojtari i javës në Konferencën Perëndimore

Më: 20 prill 2021 Në ora: 12:01
Curry lojtari i javës në Konferencën Perëndimore

NBA ka shpallur basketbollistët e javës së 17-të.

Liga e basketbollit amerikan NBA, ka shpallur Stephen Curry lojtarin e javës në Konferencën Perëndimore, ndërsa në atë Lindore basketbollisti i javës u shpall Julius Randle.

Fundori Curry, kishte një nga javët më të mira në karrierën e tij, duke pasur një mesatare prej 43.8 pikëve, 5.8 kërcimeve dhe 5.0 asistimeve në katër ndeshje.

Golden State Warriors në këto katër ndeshje kishte bilanc prej tri fitoreve dhe një humbje.

Julius Randle që debutoi këtë vit në “All Star”, gjithashtu kishte një javë për ta mbajtur mend, duke luajtur me 35.8 pikë, 8.3 kërcimeve dhe 6.5 asistime në katër ndeshjet e javës, të cilat i fitoi të gjithat skuadra e tij, New York Knicks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat