Sfida drithëruese në Kosovë

Basketboll

Sfida drithëruese në Kosovë

Më: 30 prill 2021 Në ora: 12:21
Sfida drithëruese në Kosovë

Aktualisht, seria e ndeshjeve gjysmëfinale të “play-offit” të Superligës së basketbollit në të dy çiftet është 1-1. Duelet e treta, pejanët dhe therandasit do t’i luajnë në shtëpi sonte

Sonte do të zhvillohen ndeshjet e treta gjysmëfinale të “Play-offit” në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshjet tashmë zhvendosen në Pejë dhe Therandë, ku gjithashtu do të zhvillohen edhe sfidat e katërta gjysmëfinale, derisa skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finalen e madhe.

Përballje shumë interesante pritet ndërmjet Pejës dhe Ponte Prizrenit, ashtu siç ishin edhe takimet e fundit.

Ndeshjen e parë e fitoi Peja me shifrat 92:100, ndërsa takimin e fundit e fituan prizrenasit 112:111 pas vazhdimeve me një tre pikësh nga Divine Myles në sekondat e fundit.

Takimet mes tyre ishin shumë interesante, duke dhuruar lojë të bukur dhe atraktive, e kështu pritet të premten mbrëma.

1:1 është seria edhe ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit, duke e bërë shumë të paqartë se kush do të kualifikohet në finale.

Dy sfidat e para u zhvilluan në Rahovec, kurse sfidat e dyta do të zhvillohen në Therandë.

Takimin e parë e fituan Vreshtarët 69:66, kurse të dytin therandasit 62:70.

Në vitet e fundit përballjet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë shumë interesante dhe kështu pritet të premten dhe të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat