Superliga në basketboll sjell duelet e “Play Off-it”

Basketboll

Superliga në basketboll sjell duelet e “Play Off-it”

Më: 2 maj 2021 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Sot do të zhvillohen ndeshjet e katërta të “Play Off-it” të Superligës së Kosovës.

Ndeshja e parë do të jetë ndërmjet KB Pejës dhe Ponte Pirzrenit në palestrën “Karagaçi”.

Pejanët kishin fituar takimin e parë 92:100, kurse më pas prizrenasit fituan 112:111, në një përballje dramatike, kurse sfida e fundit përfundoi me fitoren e verdhezinjve 108:85.

Në total, Peja avancon 2-1 me fitore dhe nëse Peja fiton, atëherë do të kualifikohet në finale, kurse nëse fiton Ponte Prizreni do të zhvillohet edhe përballja e pestë në Prizren.

Golden Eagle Ylli-Rahoveci është po ashtu një përballje shumë interesante, ata udhëheqin poashtu ndaj Rahovecit me rezultatin 2-1 të fitoreve dhe Vreshtarët që nuk duan të dorëzohen. Takimin e parë e fituan rahovecasit 69:66, derisa të dytin therandasit 62:70, e po ashtu edhe takimin e tretë 77:68.

Fitorja e dërgon Yllin në finale, kurse fitorja për Rahovecin do të thotë që barazon serinë në 2:2, e më pas do të zhvillohej sfida e pestë në Rahovec.

Orari

E diel

17:00 Peja – Ponte Prizreni (2:1)

20:15 Golden Eagle Ylli – Rahoveci (2:1)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat