Trajneri i Goga Basket jep dorëheqjen

Basketboll

Trajneri i Goga Basket jep dorëheqjen

Më: 8 maj 2021 Në ora: 12:57
Trajneri i Goga Basket jep dorëheqjen

Melzin Lazimi nuk është më trajneri i skuadrës së Goga Basket për meshkuj. Lajmin e konfirmoi klubi durrsak përmes një postimi në rrjetet sociale, ku sqaron edhe arsyen e largimit të trajnerit.

Shkak është bërë humbja në finalen e Kupës së Shqipërisë, ku Goga Basket u mund nga Teuta.

Sipsa klubit, Lazimi nuk arriti të realizojë objektivin e klubit, duke qenë se ky event u zhvillua në mjediset e akademisë “Goga Basket”.

Përpos kësaj, duket se mes klubit dhe trajnerit nuk ka patur përputhje strategjish, në lidhje me drejtimin e skuadrës në të ardhmen. Klubi durrsak sqaron se ditët në vijim do të bëjë publik edhe emrin e trajnerit të ri.

Siç dihet, Goga Basket kryeson Superligën pa asnjë humbje deri më tani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat