Të shtunën turneu kualifikues në 3x3

Basketboll

Të shtunën turneu kualifikues në 3x3

Më: 21 maj 2021 Në ora: 18:40
Të shtunën turneu kualifikues në 3x3

Turneu kualifikues në 3x3 do të zhvillohet të shtunën (nesër) në Marigona Rezidencë.

Nga ora 10:00 do të bëhet konfirmimi i ekipeve në konkurrencën e meshkujve, derisa garat te meshkujt fillojnë nga ora 10:30.

Ndërkohë, te femrat, konfirmimi i ekipeve bëhet nga ora 13:00, ndërsa garat te femrat fillojnë nga ora 14:00.

Ekipet pjesëmarrëse duhet të respektojnë orarin e garave.

Ekipet fituese në kategoritë përkatëse do të përbëjnë ekipin kombëtar të Kosovës, që do të marrë pjesë në kualifikimet për FIBA Europe Cup 2021, që sivjet zhvillohen në Constanta të Rumanisë më 26 e 27 qershor 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat