Hawks e 76ers, Clippers pranë eliminimit!

Basketboll

Hawks e 76ers, Clippers pranë eliminimit!

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 15:32
Hawks e 76ers, Clippers pranë eliminimit!

Pas Milwaukee-t dhe Brooklyn-it siguruan me radhë të drejtën për të vazhduar rrugëtimin e tyre në fazën play off të këtij edicioni të NBA gjithashtu edhe skuadrat e tjera të Philadelphia-s, Atlanta-s si dhe Utah, ndërkohë seria e cmendur ndërmjet Dallas-it dhe Los Angeles Clippers vijon rë regjistrojë emocione të forta, duke zhvlerësuar plotësisht faktorin fushë.

Pas dy sukseseve jashtë fushe të ekipit teksan skuadra e drejtuar nga trajneri Tyronn Lue ia doli për të barazuar serinë me dy fitore brenda në American Airlines Center, duke rimarrë epërsinë e fushës në këtë përballje, falë 5 fitoreve më shumë që Clippers patën në përfundimin e sezonit të rregullt, kundrejt Mavericks. Sfida e pestë në Kaliforni pritej vërtet me shumë interes, duke patur parasysh rivalitetin e ashpër dhe ambiciet e forta të këtyre dy skuadrave.

Në Staples Center, përpara 7.428 spektatorëve basketbollistët e Clippers e nisën takimin si favoritë, megjithatë deri në pushimin e madh vendasit regjistruan vetëm tre avantazhe gjithsej, 17-16, 51-49 dhe 54-51. Skuadra e dytë e Los Angeles-it nuk kishte në dispozicion Serge Ibaka-n, për shkak të problemeve në shpinë, ndërsa në krahun tjetër vazhdon të mungojë prej kohësh J.J. Reddick, për një dëmtim në thembër. Miqtë nga Dallasi shkuan në interval me epërsinë minimale 56-54, gjithsesi Clippers përjetuan minuta shumë të mira në fraksionin e tretë të lojës, duke udhëhequr madje deri në 6 pikë avantazh. Për nga mënyra se si rrodhën ngjarjet pikërisht perioda e tretë rezultoi fatale për skuadrën kaliforniane dhe ishte njëherësh edhe 12’ që bëri diferencën në këtë duel. Nga disavantazhi 75-73 Luka Doncic me shokë shënuan plot 16 pikë radhazi, për të hyrë në periodën e fundit me epërsinë e 14 pikëve. Edhe në 12’ përmbyllës miqtë shënuan koshin e parë, për t’u shkëputur në +16, 91-75, megjithatë Clippers reguan shumë mirë, duke treguar goxha karakter.

1’55” para fundit Mavs kryesonin 101-91, sidoqoftë Clippers kafshuan plot 9 pikë nga kjo diferencë, madje 12” para sirenës në shifrat 101-100 vendasit shpërdoruan dy mundësi të mira për të kaluar në epërsi, por basketbollistët e Dallas-it e mbrojtën shkëlqyeshëm tabelën e tyre. 6” para fundit provoi për tre për të barazuar takimin gjithashtu edhe Kaëhi Leonard, por tentativa e tij e dëshpëruar nuk e gjeti dot retinën dhe ekipi i Rick Carlisle fitoi gjithë ndeshjen me rezultatin 105-100. Ylli slloven Luka Doncic mori sërish për dore skuadrën e tij, për ta rikthyer në rrugën e fitoreve dhe tashmë Mavericks kryesojnë serinë në këtë përballje elektrizuese të Konferencës së Perëndimit me shifrat 3-2. 22-vjecari nga Ljubljana e mbylli mbrëmjen me 42 pikë, 8 topa të rekuperuar dhe 14 asiste, në dicka më tepër se 42’ që qëndroi gjithsej në parket, ndërkohë për të gjetur pikëshënuesin tjetër më të mirë të këtyre dy skuadrave duhet zbritur te emri i Paul George, që realizoi 23 pikë dhe kapi 10 rebound. Të shtunën në mëngjes me orën qendrore evropiane ekipi i Dallas Mavericks do të ketë “match point”-in e parë në dispozicion për të mbyllur serinë, teksa do t’i presë lojtarët e Los Angeles Clippers në Teksas, për sfidën e gjashtë të kësaj përballjeje.

Respektoi parashikimet në këtë konferencë ekipi i Utah Jazz, që regjistroi fitoren e 7 në 8 sfidat e këtij sezoni ndaj Memphis Grizzlies. Deri tani Jazz përfaqësojnë franchisen më të suksesshëm të këtij edicioni të 75 të NBA, me 52 fitore në 72 ndeshjet e zhvilluara në “regular season”, ndërsa në raundin e parë kualifikues të play off-it ekipi nga Salt Lake City mbylli shpejt llogaritë me skuadrën nga Tennessee. Ndeshjen e pestë të serisë basketbollistët e Utah shënuan dy koshat e parë të takimit, për të dominuar më pas deri në fund në cdo aspekt ekipin kundërshtar. Në Vivint Smart Home Arena, përpara 14.250 të pranishmëve Jazz fituan krejt takimin me rezultatin 126-110, për të mbyllur përfundimisht serinë me shifrat 4-1. Të njëjtën gjë bëri në krahun tjetër edhe skuadra e Philadelphia 76ers, që mposhti në shtëpi ekipin e Washington Wizards. Phila zëvendësoi trajnerin e mëparshëm Brett Brown me veteranin Doc Rivers dhe 59-vjecari nga Chicago e shndërroi shpejt franchise-n nga Pennsylvania në ekipin më të mirë të sezonit të rregullt në Lindje, me një fitore më shumë se sa edhe vetë favoritët e Brooklyn Nets. Në Wells Fargo Center, përpara 15.

523 spektatorëve miqtë udhëhoqën pothuajse gjatë gjithë pjesës së parë. Vendasit kaluan për herë të parë në epërsi në shifrat 58-57, ndërsa në interval 76ers shkuan me avantazhin minimal 65-63. Rezultati 73-72 përfaqëson edhe rastin e fundit kur miqtë nga kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara e panë veten përpara, sepse që nga ai moment lojtarët e Philadelphia-s morën kontrollin e plotë të takimit, për të fituar gjithë ndeshjen me rezultatin 129—112. Fitorja e 7 për 76ers në 8 sfidat e këtij sezoni ndaj Ëizards dhe me këtë sukses ndonëse pa Joel Embiid, që u dëmtua përsëri në gju Phila mbylli përfundimisht llogaritë me ekipin e drejtuar nga trajneri Scott Brooks me shifrat 4-1. Në turin e ardhshëm pra në Konferencën e Lindjes ekipi i Milwaukee Bucks do të sfidojë favoritët e mëdhenj të Brooklyn Nets, ndërsa franchise nga Pennsylvania do të përballet me skuadrën e Atlanta Haëks, që fitoi gjithashtu takimin e katërt të serisë ndaj Neë York Knicks.

Dy ekipet e mbyllën sezonin e rregullt me bilancin e barabartë 41 fitore e 31 humbje, gjithsesi avantazhin e faktorit fushë e pati franchise njujorkez. Pasi ndanë fitoret në dy sfidat e para në Neë York, Haëks triumfuan në dy ndeshjet e radhës në Georgia, kështuqë basketbollistët e Atlantës zbritën në Madison Square Garden të motivuar, për të mbyllur njëherë e mirë cështjen e kualifikimit. 16.512 të pranishmit panë Knicks të dominoheshin për pjesën më të madhe të kohës dhe të vetmet avantazhe vendasit i regjistruan në shifrat 19-18 dhe 27-23. Miqtë nga Georgia e morën kryesimin që në minutat e para të periodës së dytë, për të dominuar më pas gjithë takimin. Përfundimisht Hawks fituan 103-89 dhe në raundin tjetër pra do të masin forcat me 76ers, që do të kenë favorin e faktorit fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat