FIBA me fjalë të mira për FBK

Basketboll

FIBA me fjalë të mira për FBK

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 12:50
FIBA me fjalë të mira për FBK

FIBA lavdëron punën dhe angazhimin e FBK-së në masivizimin e MiniBasketbollit!

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) e ka lavdëruar punën dhe angazhimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në masivizimin e MiniBasketbollit.

Për këtë arsye sot FIBA ia ka kushtuar një shkrim Festivalit të MiniBasketbollit që është organizuar nga FBK ditë më parë në Prishtinë me pjesëmarrjen e 18 ekipeve nga e gjithë Kosova, me rreth 250 pjesëmarrës.

Federata e Basketbollit të Kosovës është e vendosur të punojë në mënyrë që sa më shumë vajza dhe djem të merren me basketboll që nga mosha 6 vjeçare e tutje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat