Los Angeles Lakers triumfon

Basketboll

Los Angeles Lakers triumfon

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 12:21
Los Angeles Lakers triumfon

Në NBA ishte mbrëmja e skuadrave udhëtuese. Los Angeles Clippers dhe Atalanta Hawks surprizuan dy skuadrat që mbyllën sezonin e rregullt në vendin e parë në Konferencat e Perëndimit dhe të Lindjes, respektivisht Utah Jazz dhe Philadelphia 76-ers që me disfatat e pësuara janë vetëm një ndeshje larg eliminimit nga faza play-off.

Në Salt Lake City, Los Angeles Lakers triumfoi me rezultatin 119-111 përballë Utah Jazz duke marrë kryesimin e serisë me shifrat 3-2.

Meritat për këtë sukses të jashtëzakonshëm të skuadrës kaliforniane shkojnë të gjitha për Paul Goerge autor i një paraqitjeje spektakolare. 37 pikë 16 rebound dhe 5 asiste koleksionoi në total ylli i Clippers me skuadrën nga Los Angelesi që nuk e ndjeu aspak mungesën e liderit të ekipit Kaëhi Leonard dhe atë të spanjollit Serge Ibaka, pasi në këtë duel spikati edhe dyshja Markus Morris-Raggie Jackson me 47 pikë të realizuara sëbashku.

Për Utah më i miri mbi parket ishte kroati Bojan Bogdanovic me 32 pikë i ndjekur nga Donovan Mithcell me 21 pikë dhe Rudy Gobert me 17 pikë. Tashmë Utah Jazz nuk ka rrugë tjetër veçse të fitojë sfidën e 6-të të serisë që do të zhvillohet në Staples Center për të mbetur në lojë për kualifikimin.

Falë një periode të 4-t mbresëlënëse Atlanta Hawks përmbysi disavantazhin e 18 pikëve, duke marrë një fitore të madhe me shifrat 109-106 përballë Philadelphia 76ers brenda Wells Fargo Center, rezultat ky që i jep mundësinë skuadrës nga Georgia të kryesojë 3-2 serinë ndaj 76ers,me Atlantën që tashmë është vetëm një ndeshje larg kualifikimit në finalen e Konferencës së Lindjes.

Me 39 pikë dhe 7 asiste Trae Young ishte ai që udhëhoqi Haëks drejt kësaj përmbysjeje të çmendur ndërkohë që te Philadelphia 37 pikët e kamerunasit Joel Embiid rezultuan të pamjaftueshme për të evituar një humbje që mund të rezultojë deçizive për kualifikimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat