Pensionohet Edmond Azemi

Basketboll

Pensionohet Edmond Azemi

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 23:00
Pensionohet Edmond Azemi

Edmond Azemi i jep fund lojës aktive në basketboll, pensionohet.

“Faleminderit kapiten, ikonë e klubit, numri 4 i papërsëritshëm. Kur lexon fjalët e lartpërmendura e kupton lehtë se për kë bëhet fjalë, madje nuk ka nevojë as t’i përmendet emri.

Filloi në moshë të re me ëndrra të mëdha, por as në ëndrrat më të mira nuk do të mund ta imagjinonte një karrierë më të lavdishme se kjo.
Ishte nga më të hershmit te ekipi i zemrës KB Prishtina në vitin 1999 me një gjeneratë ku kishte emra të njohur në basketbollin tonë si Blerand Stavileci, Florian Miftari, Presidenti i tanishëm i Prishtinës Burim Maraj, Presidenti i FBK Arben Fetahu, Artan Çerkini, Fikret Shatri, Edis Kuraja, Astrit Leti, Florian Rexhepi, Astrit Leti e Vigan Sylejmani e shumë të tjerë.

Pas disa edicioneve të suksesshme, ai shkoi për një gjysmë sezonë në kampionatin shqiptar te ekipi i Valbonës për të ndihmuar ata në garat evropiane, ku ishte njëri ndër lojtarët kryesor.

Rikthehet në Prishtinë për të shkuar që të shpallej kampion në Superligen e Islandës me ekipin KR Basket, ku si zakonisht edhe aty ishte ndër më meritorët sidomos në ndeshjen e fundit me pikë vendimtare.

Përpos Valbonës dhe KR Basket, ai ishte pjesë edhe e MZT Skopje dhe KB Liria nga Shkupi.

Pas karrierës në Evropë e rajon, kthehet në shtëpi për t’i qëndruar besnik ekipit të zemrës e Plisave ku nuk la trofe pa fituar e pa e ngritur në qiellin e kaltër si Prishtina.

Gjatë karrierës së tij ai mbrojti ngjyrat e Kombëtareve të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës.
36 trofetë e fituar e bëjnë të pakrahasueshëm në basketbollin tonë, 12x Superliga të Kosovës, 14x Kupa të Kosovës, 7x Superkupa te Kosovës, 2x Balkan League, 1x Superligën e Islandës.

Ai tani pas pensionimit do të vazhdojë të mbetet pjesë e klubit si Drejtor Gjeneral, ku besojmë fuqishëm se do të vazhdojë të jep kontribut të jashtëzakonshëm në klubin tonë.

Një lider, një kapiten i vërtetë, një ikonë, një legjendë, një i papërsëritshëm, një numër 4, një EDMOND AZEMI”, njofton KB Sigal Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat