Fisnik Rugova zyrtarisht të KB Rahoveci

Basketboll

Fisnik Rugova zyrtarisht të KB Rahoveci

Nga: K.Goca Më: 1 gusht 2021 Në ora: 15:37
Fisnik Rugova zyrtarisht të KB Rahoveci

Basketbollisti Fisnik Rugova edhe zyrtarisht i bashkohet Rahovecit. 

Ashtu siç ka raportuar gazeta kombëtare “Bota sot”, ashtu edhe ndodhi, Rugova firmos me Rahovecin.  

“Fisi n'GrapeLand!

Përvojë të gjatë në basketbollin kosovar. 

Sportist brenda e jashtë palestrave. 

Lojtar i shquar e me ndikim. Të gjitha këto predispozita japin shpresa të mëdha se KB Rahoveci e Fisnik Rugova, së bashku, mund të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme”, njofton KB Rahoveci.

Rugova u largua nga Sigal Prishtina pas një periudhë të gjatë dhe të suksesshme, ndryshe është reprezentues i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat