Edhe KB Peja rikthehet në Ligën Ballkanike

Basketboll

Edhe KB Peja rikthehet në Ligën Ballkanike

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 16:14
Edhe KB Peja rikthehet në Ligën Ballkanike

KB Peja ka konfirmuar pjesëmarrjen në Ligën Ballkanike për sezonin 2021/22.

Peja ka kryer të gjitha procedurat e nevojshme dhe i kthehet kësaj gare pas vetëm një viti mungesë.

Lajmi për rikthimin e KB Pejës është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Ligës Ballkanike.

“Mirë se u ktheve, KB Peja” – thuhet në postim.

Kujtojmë se përveç Pejës, edhe Sigal Prishtina do të marrë pjesë në këtë garë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat