Teuta synon të mbrojë titullin

Basketboll

Teuta synon të mbrojë titullin

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 11:08
Teuta synon të mbrojë titullin

Ekipi i Teutës në basketboll për meshkuj ka zyrtarizuar ardhjen e basketbollistit amerikan Mitchell Pelissier.

Ai është amerikani i dytë që luan në radhët e ekipit durrsak sezonin e ri pas Ty Nichols.

Në fakt, Pelissier është një njohje e vjetër e durrsakëve, pasi për të ky do të jetë sezoni i tretë që luan për “djemtë e detit”.

Një lojtar që është dalluar për ekipin e Teutës, ku synon të mbrojë trofetë fituar vjet.

Klubi durrsak këtë vit do të drejtohet nga trajneri Melsin Lazimi, ndërkohë që janë konfirmuar edhe disa përforcime me basketbollistë vendës. Teuta bën me dije se merkato do të vijojë edhe në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat