Ku transmetohen ndeshjet e Superkupës Mbarëkombëtare?

Basketboll

Ku transmetohen ndeshjet e Superkupës Mbarëkombëtare?

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 13:45
Ku transmetohen ndeshjet e Superkupës Mbarëkombëtare?

Sot dhe nesër zhvillohet Superkupa Mbarëkombëtare në konkurrencën e femrave në Vlorë, ku do të përballen Prishtina me Partizanin dhe Penza me Flamurtarin. Finalja zhvillohet të enjten nga ora 19:00.

Të gjitha ndeshjet e Superkupës Mbarëkombëtare do të transmetohen në RTSH për Shqipëri dhe Art Motion e Kujtesa për Kosovë.

Kjo është hera e parë që organizohet Superkupa Mbarëkombëtare nga Liga Unike, kurse më pas do të fillojë Liga Unike te femrat me tri skuadra nga Kosova dhe tri nga Shqipëria.

Organizimi i Superkupës Mbarëkombëtare ndihmohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës, Federata Shqiptare e Basketbollit dhe Klubi i Flamurtarit të Vlorës.

Orari

13 Tetor

16:00 Prishtina-Partizani

19:00 Flamurtari-Penza

14 Tetor

19:00 Finalja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat