Në javën e shtatë përballen finalistët e “Play-offit”

Basketboll

Në javën e shtatë përballen finalistët e “Play-offit”

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 16:03
Në javën e shtatë përballen finalistët e “Play-offit”

Java e shtatë e Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll do të zhvillohet në mesjavë.

Takimi i vetëm i mërkurës është ndërmjet Rahovecit dhe Trepcës. Vreshtarët nuk e kanë nisur aq mirë kampionatin, ku në gjashtë xhiro kanë vetëm një fitore dhe pesë humbje, ndërsa mitrovicasit kanë katër fitore dhe vetëm një humbje në këtë edicion. Rahovecit kërkojnë këndelljen, kurse ‘Xehetarët’ të vazhdojnë me formë të mirë.

Bashkimi që ka tri fitore dhe tri humbje do të ndeshet me RC Cola Dritën, që është skuadra e vetme në elitën e basketbollit të Kosovës që nuk ka shënuar asnjë humbje, duke pësuar gjashtë humbje në gjashtë ndeshje.

Ndeshje shumë interesante shihet mes Sigal Prishtinës dhe Prizrenit 16. Prishtinasit kanë tri fitore dhe dy humbje, ndërsa prizrenasit katër fitore dhe dy humbje.

Sfida më interesante është mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit, dy finalistët e “Play-offit” të edicionit të kaluar, ku kishin fituar therandasit, që së fundit fituan në Superkupën Mbarëkombëtare në Ligën Unike. Pejanët janë në vendin e parë me pesë fitore dhe një humbje, kurse Ylli pas tri humbjeve, ka shënuar tri fitore ne radhë.

Art Motion Superliga - Java 7

E mërkurë

19:00 Rahoveci -Trepça

E enjte

15:00 Bashkimi - RC Cola Drita

17:00 Sigal Prishtina - Prizreni 16

19:00 Peja - Golden Eagle Ylli

#artmotionsuperliga #FBK #fbkkosova

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat