Sa vota mori Edmond Azemi si kandidat?

Basketboll

Sa vota mori Edmond Azemi si kandidat?

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 20:45
Sa vota mori Edmond Azemi si kandidat?

Disa muaj pas pensionimit, më saktë në shtator të këtij viti, ish- basketbollisti Edmond Azemi kishte aderuar në partinë politike Vetëvendosje.

Azemi ishte edhe në listën e 55 emrave për asamblistë nga radhët e e LVV-së në Prishtinë për zgjedhjet komunale.

Nga rezultatet preleminare, gjegjësisht pa u numëruar votat me kusht dhe ato nga diaspora, Azemi ka marrë 503 vota që nënkupton se pritet ta përfaqesojë Lëvizjen Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës

Ndryshe, Edmond Azemi është njëri nga basketbollistët me të trofeshëm në vendin tonë ku gjithsej ka fituar 36 trofe, 12 herë Superligën e Kosovë, 14 Kupën e Kosovës, 2 Ballkan Ligën dhe 1 herë kampion i Islandës.

Ikona e Prishtinës përveç përfaqësueses së Kosovës ka mbrojtur edhe ngjyrat e Kroacisë dhe Shqipërisë, shkruan Insporti.

Ndërsa pas pensionimit të tij Azemi është emëruar drejtor gjeneral i KB Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat