Jazz e nisën me këmbën e mbarë sezonin e ri të NBA

Basketboll

Jazz e nisën me këmbën e mbarë sezonin e ri të NBA

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 14:09
Jazz e nisën me këmbën e mbarë sezonin e ri të NBA

Utah Jazz e nisën me këmbën e mbarë sezonin e ri të NBA, duke triumfuar me shifrat 107-86 ndaj Oklahoma City Thunder në Salt Lake City.

Një fitore e thjeshtë për Utah nën shenjën e dyshes Bojan Bodgandoviq-Jordan Clarkson të cilët të dy sëbashku realizuan 40 pikë. Një duel i fituar që në pjesën e parë me Utah që shkuan në pushim në avantazhin e 12 pikëve dhe më pas arritën të menaxhonin në mënyrë perfekte ndeshjen.

Fitore e thjeshtë edhe për San Antonio Spurs. Skuadra e Gregg Popovich kaloi me shifrat e thella 123-97 Orlando Magic në AT&T Center në Texas në një ndeshje ku diferencën e bëri loja në grup e San Antonios me plot 7 basketbollistë të Spurs që arritën një kuotë pikësh me dy shifrat, me Vasell që ishte më i miri mbi parket me 19 pikë të realizuara.

Ndeshje spektakolare ajo mes New York Knicks dhe Boston Celtics që përfundoi pas dy kohëve shtesë me fitoren 138-134 të skuadrës nga Molla e Madhe. 46 pikë realizoi 24-vjeçari Jaylen Broën të pamjaftueshme gjithsesi për të evituar humbjen e 16-herë kampionëve të NBA, ndërkohë që te skuadra nju-jorkeze spikatën Julius Randle me 35 pikë dhe francezi Evan Fournier me 32 pikë.

Nënkampionët e Nba, Phoenix Suns nuk e nisën mirë sezonin e ri pasi u mposhtën nga Denver Nuggets brenda në Arizona me rezultatin 110-98 në një sfidë që u vendos në periodën e fundit dhe heroi i miqëve ishte padiskutim serbi Nikola Jokic me 27 pikë, 13 rebound dhe 2 asiste.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat