Suksesin e dytë radhazi e gjeti edhe Dallas Mavericks

Basketboll

Suksesin e dytë radhazi e gjeti edhe Dallas Mavericks

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 12:30
Suksesin e dytë radhazi e gjeti edhe Dallas Mavericks

Pa LeBron James i cili e ndoqi ndeshjen nga pankina Los Angeles Lakers regjistuan fitoren e dytë radhazi në NBA në transfertën ndaj San Antonio Spurs.

Në AT&T Center në Texas kalifornianët fituan me rezultatin 125-121 pas kohës shtesë, të udhëhequr nga dyshja Anthony Davis-Rusell Westbrook. Ish-lojtari i Pelicans ishte më i miri mbi parket për Lakers me 35 pikë, 17 rebound dhe 4 asiste ndërkohë që Westbrook i transferuar gjatë kësaj vere te skuadra e Frank Vogel pak nga pak po gjen formën e tij më të mirë, teksa spikati me 33 pikë 10 rebound dhe 8 asiste.

Suksesin e dytë radhazi e gjeti edhe Dallas Mavericks që fitoi derbin teksan ndaj Houston Rockets me shifrat 116-106 për meritë edhe të Luka Doncic. Slloveni u shfaq në lartësinë e duhur duke kontribuar me 26 pikë 14 rebound dhe 7 asiste në një ndeshje të cilën Dallas e zgjidhi në favor të saj vetëm në pjesën e dytë pasi në fraksionin e parë të lojës, Houston ishte më mirë.

Për Rockets kjo ishte disfata e 3-të në 4 takime gjatë këtij sezoni që ashtu si i kaluari parashikohet i vështirë dhe më shumë luhatje. Në mbrëmjen e NBA buzëqeshi edhe Utah Jazz që kaloi me shifrat 122-110 Denver Nuggets në një sfidë që deri në periodën e 4-t ishte në baraspeshë totale.

Dy basketbollistët që spikatën më shumë në suksesin e skuadrës nga Salt Lake City ishin francezi Rudy Gobert me 23 pikë dhe 16 rebound dhe Donovan Mitchell me 22 pikë. Vijon momenti i shkëlqyer për Jazz që i kanë fituar të 3-ja ndeshjet e këtij sezoni ndërkohë që Nuggets pësuan humbjen e dytë rresht teksa nuk u mjaftuan as 24 pikët e Nikola Jokic.

Nuk di më të ndalet Golden State Warriors që mori fitoren e 9-të rresht mes sfidave të Pre-season dhe sezonit të rregullt, teksa arriti të triumfonte me shifrat 106-98 në transfertën ndaj Oklahoma City Thunder.

Stephen Curry me 23 pikë 6 rebound dhe 4 asiste ishte më i miri mbi parket për skuadrën nga San Francisco.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat