Vëllaznimi - Borea, derbi i Ligës së Parë

Basketboll

Vëllaznimi - Borea, derbi i Ligës së Parë

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 17:24
Vëllaznimi - Borea, derbi i Ligës së Parë

Të enjten dhe të premten zhvillohet xhiroja e parë në Ligën e Parë të Meshkujve.

Ndeshje kryesore zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Boreas. Skuadra kuqezi në katër ndeshje ka katër fitore, kurse pejanët kanë dy fitore dhe dy humbje.

Ndeshja zhvillohet të enjten nga ora 19:00 dhe transmetohet në Kujtesa dhe Art Motion.

New Basket-Prishtina e Re është një sfidë interesante, ku të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe dy humbje, andaj pritet përballje rivalizuese.

Marigona Hill Prishtina-Dardanët është po ashtu një sfidë interesante, ku të dy skuadrat kanë nga një fitore dhe tri humbje.

Istogu që ka katër fitore në katër ndeshje do të përballet me AS Prishtinën, që ka një fitore dhe tri humbje, ndërsa ndeshja e fundit zhvillohet mes Vushtrrisë dhe Feronikelit. Vushtrriasit kanë tri fitore dhe një humbje, ndërsa skuadra nga Drenasi ka katër humbje në katër ndeshje.

Java 5 - Liga e Parë e Meshkujve

E enjte

19:00 Vëllaznimi - Borea

E premte

18:00 NEW Basket - Prishtina e RE

18:00 Marigona Hill Prishtina - Dardanët

19:00 Istogu - AS Prishtina

20:30 Vushtrria – Feronikeli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat