Irma Konjusha, MVP në Superligën e Femrave

Basketboll

Irma Konjusha, MVP në Superligën e Femrave

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 20:57
Irma Konjusha, MVP në Superligën e Femrave

Në javën e gjashtë të Superligës së Femrave skuadrat favorite kanë shënuar fitore.

Takimi më interesant ishte ndërmjet Bashkimit dhe Vëllaznimit që përfundoi 76:68.

Basketbollistja më e mira në parket ishte Irma Konjusha me 22 pikë, pesë kërcime dhe nëntë asistime, duke u zgjedhur edhe MVP e xhiros së gjashtë.

Irma u ndihmua nga Era Shatri me 17 pikë, 17 kërcime dhe katër asistime.

Penza shënoi fitore bindëse ndaj Trepçës me rezultat 89:58, ku basketbollistja më e dalluar ishte si zakonisht Rael Whitsitt me 26 pikë, 18 kërcime, 10 asistime dhe tetë topa të vjedhur.

Fitore edhe më bindëse shënoi Prishtina ndaj Kastriotit me rezultat 26:143. Basketbollistet vendase Arbnore Përquku dhe Kosumi u dalluan në këtë përballje.

Pëquku kishte 24 pikë, pesë kërcime dhe shtatë asistime, ndërsa Kosumi shtoi 22 pikë, 11 kërcime dhe katër asistime.

Top 5 e javës së gjashtë: Irma Konjusha dhe Era Shatri të Bashkimit, Rael Whitsitt e Penzës, Arbnore Përquku dhe Sumeja Kosumi të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat