Përballje fantastike në Pejë, triumfon Trepça

Basketboll

Përballje fantastike në Pejë, triumfon Trepça

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 21:30
Përballje fantastike në Pejë, triumfon Trepça

Në një ndeshje shumë interesante dhe dramatike, Trepça ka mundur në udhëtim Pejën me rezultat 87:93 (20:28, 33:23, 25:18, 9:24), në kuadër të javës së 11-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, por në fund të çerekut të parë mysafirët shkëputen duke e përmbyllur këtë pjesë me rezultat 20:28. Verdhezinjtë nuk dorëzohen dhe nga minus dhjetë pikë (22:32), duke kaluar në epërsi 35:34, dhe më pas do të zhvillohet lojë e baraspeshuar, ndërsa pjesa e parë përfundon me rezultat 53:51.

Lojë interesante u zhvillua edhe në periudhën e tretë, që ishte e barabartë, por në fund të kësaj pjese, shkëputet Peja që arrin epërsinë më të lartë deri në ato momente 78:69, që ishte rezultati pas 30 minutash lojë.

Ndeshje me rikthime u zhvillua në dhjetë minutat e fundit, kur pas epërsisë së Pejës 80:72, mysafirët hyjnë në një seri të jashtëzakonshme, për të kaluar në epërsi 80:90. Ata ruajtën epërsinë dhe triumfuan 87:93.

Te Peja i jashtëzakonshëm ishte Tyron White me 32 pikë, 13 kërcime dhe shtatë asistime, kurse te Trepça u dallua Taurus Cockfield me 25 pikë.

Peja ka gjashtë fitore dhe pesë humbje, kurse Trepça mbetet lidere me nëntë fitore dhe dy humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat