Hidhet shorti për çerekfinale, derbi mes Pejës dhe Sigal Prishtinës

Basketboll

Hidhet shorti për çerekfinale, derbi mes Pejës dhe Sigal Prishtinës

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 12:34

Në bazë të Rregullores së Kupës së Kosovës, Sistemit të Bergerit pas 14 xhirove të zhvilluara në ART Motion Superligë, është hedhur shorti për Final 8 Kupën e Kosovës në basketboll në konkurrencën e meshkujve.

Në çerekfinale, Golden Eagle Ylli si lider i tabelës do të përballet me vendin e fundit në renditje Dritën.

Takim shumë interesant pritet mes Trepçës dhe Rahovecit, dy skuadra që synojnë të fitojnë trofeun e çmuar të Kosovës.

Në çerekfinale do të përballen rivalët e vjetër në basketbollin e Kosovës, Peja dhe Sigal Prishtina. Këto dy skuadra u përballën edhe për Superkupë, ku pejanët depërtuan në gjysmëfinale. Sfidat mes këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante dhe kështu pritet edhe kësaj radhe në garat e Kupës.

Rivalët lokalë Prizreni 16 dhe Bashkimi do të takohen në çiftin e fundit çerekfinal. Të dy skuadrat synojnë të kalojnë në gjysmëfinale.

Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen më 9 dhe 10 Shkurt 2022, kurse turneu do të zgjasë deri më 13 Shkurt 2022. Fituese aktuale e Kupës është Sigal Prishtina.

Në gjysmëfinale do të përballen fituesit e çiftit Golden Eagle Ylli-Drita me Prizreni 16-Bashkimi, si dhe Trepça-Rahoveci me Peja-Sigal Prishtina.

Çerekfinalet
Golden Eagle Ylli - Drita
Trepça - Rahoveci
Peja - Sigal Prishtina
Prizreni 16 – Bashkimi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat