James vazhdon me formë fantastike

Basketboll

James vazhdon me formë fantastike

Më: 3 janar 2022 Në ora: 12:30
James vazhdon me formë fantastike

LeBron James ka vazhduar me formë fantastike me fanellën e Los Angeles Lakers këtë edicion në NBA.

Super ylli amerikan ka qenë vendimtar edhe në një ndeshje të Lakers, duke i siguruar fitoren ndaj Minnesota Timberwolves me pesë pikë diferencë 108:103.

James e mbylli takimin me 26 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime në 39 minuta sa qëndroi në parket.

Ndihmë të madhe i dhanë yllit amerikan edhe Malik Monk që e mbylli ndeshjen me 22 pikë, Russell Westbrook me 20 të tjera si dhe Carmelo Anthony e Avery Bradley që e mbyllën sfidën me nga 14 pikë.

Tek skuadra mysafire basketbollisti më efikas në këtë takim ishte Naz Reid me 23 pikë e 11 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore, transmeton telegrafi.

Me këtë fitore Lakers ndodhen në pozitën e tetë në Konferencën e Perëndimit me bilanc prej 19 fitoreve e po aq disfatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat