Përcaktohen çiftet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë

Basketboll

Përcaktohen çiftet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë

Më: 15 janar 2022 Në ora: 12:05
Përcaktohen çiftet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë

Ka startuar Kupa e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, teksa janë luajtur ndeshjet eliminatore, që kanë përcaktuar dy ekipet e fundit që kualifikohen në fazën çerekfinale. Në fazën eliminatore morën pjesë skuadrat që luajnë në Kategorinë e Parë.

Në ndeshje para-eliminatore, Flamurtari fitoi 82-73 ndaj Skënderbeut, duke luajtur më pas me Apoloninë.

Në këtë takim, skuadra fierake fitoi 62-58 ndaj vlonjatëve, duke shkuar në çerekfinale. Në ndeshjen tjetër, Besëlidhja fitoi 73-68 ndaj Elbasanit, duke u kualifikuar edhe ajo mes 8 më të mirave.

Ndërkohë, duke nisur nga sot dhe për tri ditë me radhë, do të luhen ndeshjet çerekfinale. Ato luhen në fushën e ekipit të renditur më mirë në kampionat në fund të fazës së parë.

Përveç dy skuadrave që erdhën nga faza eliminatore janë edhe 6 ekipet e Superligës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat