Kupa e Shqipërisë, hidhet shorti i gjysmëfinaleve

Basketboll

Kupa e Shqipërisë, hidhet shorti i gjysmëfinaleve

Më: 20 janar 2022 Në ora: 12:32
Kupa e Shqipërisë, hidhet shorti i gjysmëfinaleve

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka hedhur sot në mesditë shortin e gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Ndeshjet do të luhen në datën 22 janar.

Në “Fahtie Hoti” do të luhet sfida Tirana-Teuta, ndërsa në Shkodër do të zhvillohet ndeshjsa Vllaznia-Kamza Basket. Ndeshja finale do të luhet më 23 janar në fushën e ekipit që do të dalë fitues nga sfida Tirana-Teuta.

Gjysmëfinale-Meshkuj (22 janar)

Tirana – Teuta, 18:00

Vllaznia – Kamza Basket, 18:00

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat