Ndeshje spektakolare

Basketboll

Ndeshje spektakolare

Më: 21 janar 2022 Në ora: 12:03
Ndeshje spektakolare

Një ndeshje spektakolare është zhvilluar në palestrën Chase Center të San Franciscos mes Golden State Warriors dhe Indiana Pacers.

Për tu përcaktuar fituesi i këtij dueli u desh që të zhvillohen edhe vazhdimet, pasi koha e rregullt përfundoi baras 110:110. E pas kohës shtesë, Pacers arritën të triumfojnë me katër pikë diferencë, 117:121.

Chris Duarte ka qenë më meritori për fitoren e Pacers në udhëtim te Warriors, me 27 pikë, shtatë kërcime e tre asistime.

Me lojë të mirë tek skuadra fituese u dalluan edhe Justin Holiday me 16 pikë si dhe Jackson që shtoi 15 të tjera.

Steph Curry ishte më i miri tek vendasit me 39 pikë e tetë asistime, por që nuk mjaftuan për të marrë fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat