Kastrioti pëson debakël, me 130 pikë diferencë

Basketboll

Kastrioti pëson debakël, me 130 pikë diferencë

Më: 22 janar 2022 Në ora: 18:51
Kastrioti pëson debakël, me 130 pikë diferencë

Në xhiron e 12-të të Superligës së Femrave, fitore kanë shënuar skuadrat favorite.

Kastrioti i Ferizajt ka mbetur pa fitore, duke pësuar nga Bashkimi me rezultat të lartë 21:151. Skuadra prizrenase ishte më e mirë nga fillimi deri në fund, duke arritur të merituar. Vashat prizrenase kanë tetë fitore dhe katër humbje. Tetë basketbollistet e Bashkimit shënuan pikë dyshifrore.

Kampionia e Kosovës, Penza arriti fitore të pritur ndaj Vëllaznimit me rezultat 104:54. Nga fillimi deri në fund ishin në epërsi, ku arritën fitoren e dhjetë, kurse kanë edhe dy humbje, ndërsa për skuadrën kuqezi ishte humbja e nëntë, ndërsa numërojnë edhe tri humbje.

Rael Whitssit ishte më e dalluara në ndeshje me 42 pikë e 19 kërcime.

Liderja Prishtina regjistroi fitoren e 12-të në 12 ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në elitën e femrave. Vashat prishtinase shënuan fitoren ndaj Trepçës me rezultat 98:52. Mitrovicaset kanë tri fitore e nëntë humbje.

Te Prishtina u dalluan Arbnore Përquku me 22 pikë, tetë kërcime e 12 asistime, Agnesa Rrahmani me 21 pikë e 14 kërcime dhe Tynice Martin me 25 pikë e tetë kërcime.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat