Rahoveci përforcohet me basketbollistin amerikan

Basketboll

Rahoveci përforcohet me basketbollistin amerikan

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 11:49
Rahoveci përforcohet me basketbollistin amerikan

KB Rahoveci ka zyrtarizuar përforcimin më të mirë.

“Vreshtarët” të hënën kanë prezantuar amerikanin T.J. Dunans.

Dunans (196 cm) luan në pozitën e fundorit dhe tashmë i është bashkuar ekipit të Rahovecit, përcjell Insporti.

Së fundi, Dunans ka luajtur në elitën e basketbollit të Çekisë, te skuadra Pardubice dhe ka pasur një mesatare prej 13.7 pikëve, 5.7 kërcimeve e 4.1 asistimeve për ndeshje.

Ai gjithashtu ka bërë karrierë në Evropë edhe në kampionatin zviceran.

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje me amerikanin T.J. Dunans që t’i bashkohet skuadrës sonë për pjesën e mbetur të kampionatit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KB Rahovecit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat