Përballje interesante mes Vëllaznimit dhe Istogut

Basketboll

Përballje interesante mes Vëllaznimit dhe Istogut

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 13:35
Përballje interesante mes Vëllaznimit dhe Istogut

Sfida e parë e ditës së sotme në Final 8 Kupës së Kosovës Agim Lluka, do të zhvillohet mes Istogut dhe Vëllaznimit, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Ligës së Parë.

Kuqezinjtë janë favoritë, pasi në Ligën e Parë në këtë edicion kanë 12 fitore në 12 ndeshje të zhvilluara, kurse istogasit kanë shtatë fitore e pesë humbje.

Në sfidën e vetme të zhvilluar në këtë edicion mes tyre, fitore shënoi skuadra nga Gjakova me rezultat 68:84.

Megjithatë, pritet një përballje mes dy skuadrave që shpresojnë të kalojnë në finale dhe të fitojnë trofeun e çmuar.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 14:00 në palestrën ‘Karagaçi’ në Pejë dhe transmetohet në Kujtesa dhe Art Motion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat