Superliga me dy përballje interesante

Basketboll

Superliga me dy përballje interesante

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 14:30
Superliga me dy përballje interesante

Pas spektaklit të Kupës së Kosovës në basketboll, garat vazhdojnë me Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll, ku zhvillohet xhiroja e 20-të.

Sfida e parë do të zhvillohet mes Dritës dhe Pejës, takim që zhvillohet të mërkurën në ‘Karagaçi’. Pejanët shihen favoritë, pasi në elitë kanë 11 fitore dhe shtatë humbje, ndërsa gjilanasit kanë 19 humbje në 19 ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme në elitë pa fitore.

Ndërkohë, të premten zhvillohen dy përballje tjera, që janë më interesante.

Trepça pasi e fitoi Kupën pas dhjetë vitesh, është motivuar maksimalisht dhe përballet me rivalin e vjetër, Sigal Prishtinën. Mitrovicasit kanë 13 fitore e gjashtë humbje, ndërkohë prishtinasit kanë dhjetë fitore e nëntë humbje.

Ndërkohë, sfida tjetër zhvillohet mes dy skuadrave prizrenase, Prizreni 16 dhe Bashkimi. Kjo sfidë vjen pas asaj të Kupës, ku fitore kishte shënuar skuadra e Bashkimit. Në elitë, Prizreni 16 ka 11 fitore e gjashtë humbje, ndërsa Bashkimi ka tetë fitore dhe 11 humbje.

Art Motion Superliga – Java 20

E mërkurë

17:00 Drita-Peja

E premte

17:00 Trepça-Sigal Prishtina

19:00 Prizreni 16-Bashkimi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat