Diellza Shaqiri-Kelmendi viziton FBK-në, flasin për projektet e përbashkëta

Basketboll

Diellza Shaqiri-Kelmendi viziton FBK-në, flasin për projektet e përbashkëta

Më: 29 mars 2022 Në ora: 13:33
Diellza Shaqiri-Kelmendi viziton FBK-në, flasin për projektet e përbashkëta

Koordinatorja e Vlerave Olimpike në Akademinë Olimpike të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Diellza Shaqiri-Kelmendi ka vizituar sot Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), ku është pritur në takim nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, Menaxherja e Eventeve dhe Basketbollit 3x3 në FBK, Artina Hasani, si dhe Asistentja Ekzekutive, Rrezarta Kqiku.

Në takim është folur për bashkëpunimin ndërmjet Akademisë Olimpike dhe FBK-së, ku të dy palët janë shprehur të gatshme për zhvillimin e projekteve të përbashkëta.

Një i tillë do të zhvillohet më 6 Prill, Dita Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Paqe, ku FBK në këtë aktivitet do të kontribuojë me trajnerët, të cilët do të inkuadrohen në kuadër të eventit që do të organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Në fund Diellza Shaqiri-Kelmendit i është ndarë një fanellë e Kosovës dhe një top i basketbollit, dhuratë nga Federata e Basketbollit e Kosovës.

Ajo ishte pjesë e klubit të basketbollit Universiteti i Prishtinës, njëherësh skuadrës më të trofeshme në vendin tonë në konkurrencën e femrave, ku fitoi shumë trofe në basketbollin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat