Davis, MVP në elitën e basketbollit

Basketboll

Davis, MVP në elitën e basketbollit

Më: 29 mars 2022 Në ora: 15:25
Davis, MVP në elitën e basketbollit

Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 24-t në Art Motion Superligë, ku kishte disa duele shumë interesante.

Në njërën nga sfidat kryesore, Prizreni 16 ka mundur Golden Eagle Ylli 82:91. Basketbollisti kryesor i ndeshjes ishte Darell Davis i prizrenasve me 24 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime. Davis ishte MVP edhe në Ligën Unike. Ai është ndër lojtarët më të mirë të huaj në elitën e basketbollit, ndërsa më parë ka luajtur për Rahovecin. Ndihmë të madhe ka dhënë edhe Robert McCoy me 18 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime.

Në top 5, ka hyrë ish-basketbollisti i Prizrenit 16, Ivan Koljeviq, tashmë i Rahovecit. Ai ndaj Pejës kontribuoi me 14 pikë, shtatë kërcime dhe tetë asistime.

Sigal Prishtina shënoi fitore të rëndësishme ndaj Bashkimit 93:74, ku efektshmërinë më të lartë (25) e kishte Henry Dugat me 15 pikë, dhjetë kërcime dhe tetë asistime.

Ndërkohë, Trepça shënoi fitore të pritur ndaj Dritës 107:47, ku u dallua kapiteni Drilon Hajrizi me 12 pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime.

Top 5

Darrel Davis (Prizreni 16) 24 pikë, 9 kërcime, 2 asistime

Robert McCoy (Prizreni 16) 18 pikë, 6 kërcime, 4 asistime

Ivan Koljeviq (Rahoveci) 14 pikë, 7 kërcime, 8 asistime

Henry Dugat (Sigal Prishtina) 15 pikë, 10 kërcime, 8 asistime

Drilon Hajrizi (Trepça) 12 pikë, 6 kërcime, 6 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat