Darell Davis, më i miri i ndeshjeve të para çerekfinale

Basketboll

Darell Davis, më i miri i ndeshjeve të para çerekfinale

Më: 31 mars 2022 Në ora: 14:48
Darell Davis, më i miri i ndeshjeve të para çerekfinale

Të mërkurën u zhvilluan ndeshjen e para çerekfinale të “Play-off”-it në Ligën Unike, ku fituan Prizreni 16 dhe Teuta e Durrësit, duke mundur Rahovecin, përkatësisht Tirana Neptun.

Te Prizreni 16 u dallua edhe një herë Darell Davis me 23 pikë, 12 kërcime, nëntë asistime, dy topa të vjedhur dhe dy bllokada, duke pasur indeksin e ndeshjes, 36 apo më të lartin e xhiros.

Davis edhe një herë ishte vendimtar për prizrenasit, sidomos në dhjetë minutat e fundit, ku u vendos ndeshja. Ish-basketbollisti i Rahovecit bëri edhe sfidë të jashtëzakonshme, duke qenë ndër lojtarët më të mirë të huaj në Ligën Unike dhe Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Davis për tri pikë nga gjashtë tentime, dy herë ishte i saktë, kurse për dy pikë nga 19 tentime, ishte i saktë tetë herë.

Tashmë prizrenasit kanë pesë pikë epërsi ndaj rahovecasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat