Përballen Peja - Prizreni 16 dhe Golden Eagle Ylli - Teuta

Basketboll

Përballen Peja - Prizreni 16 dhe Golden Eagle Ylli - Teuta

Më: 13 prill 2022 Në ora: 13:40
Peja

Të enjten (nesër) në ora 13:00 në Zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës do të organizohet konferencë për media.

Në këtë konferencë do të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Ligës Unike dhe KB Peja për organizimin e Final Four.

Gjatë konferencës do të zbulohen detajet tjera në lidhje me organizimin madhështor që pritet të jetë në palestrën ‘Karagaçi’.

Në gjysmëfinale të Ligës Unike do të përballen Peja-Prizreni 16 dhe Golden Eagle Ylli-Teuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat