Smith: Kur je në paqe me mendjen tënde

Basketboll

Smith: Kur je në paqe me mendjen tënde

Më: 15 prill 2022 Në ora: 11:58
Smith: Kur je në paqe me mendjen tënde

Ish-basketbollisti J.R.Smith, që mbylli karrierën dy vite më parë me Lakers, pikërisht në sezonin që kalifornianët u shpallën kampionë në NBA, ka rrëfyer disa sekrete të atij sezoni.

Ai kampionat (2019-2020) u ndërpre në mars për shkak të pandemisë Covid-19 dhe më pas rinisi në gusht, ku ekipet u grumbulluan në Orlando dhe mbyllën sezonin.

Smith tregon se gjatë asaj periudhe, mjaft lojtarë pinin marijuanë, duke konfirmuar se kjo gjë ishte një mënyrë e mirë për të kaluar kohën.

“Ishte mënyra e vetme për t’i bërë gjërat që të funksioninin ashtu si duhet. Për mua është një gjë e mirë ajo që ndodhte, që lojtarët pinin marijuanë, pasi u hodh një barrierë që ishte krijuar për këtë gjë”, tha Smith.

“Pirja e marijuanës gjatë kohës që skuadrat qëndruan për 2-3 muaj të mbyllura në një hotel, pa patur kontakt, i ndihmoi disa lojtarë për të gjetur mentalitetin e duhur dhe për të arritur ato objektiva që kishin. Kur je në paqe me mendjen tënde, me trupin dhe shpirtin tënd, atëherë luan dhe mendon vetëm për basketbollin”, u shpreh J.R.Smith.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat