Edhe sivjet organizohet turneu selektiv në 3x3

Basketboll

Edhe sivjet organizohet turneu selektiv në 3x3

Më: 16 prill 2022 Në ora: 13:21
Edhe sivjet organizohet turneu selektiv në 3x3

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), me kënaqësi njofton të gjithë lojtarët e lojtaret dhe opinionin se, edhe këtë vit, ekipet kombëtare të Kosovës në 3x3 do të marrin pjesë në kualifikimet për FIBA Euro Cup 3x3, që zhvillohen në Qipro në fundjavwn e parë të qershorit.

FBK edhe sivjet do të organizojë një turne selektiv, ku inkurajon sa më shumë ekipe cilësore të marrin pjesë, kurse rezultatet e turneut do të shërbejnë si bazë për selektimin ekipit kombëtar të 3x3.

Turneu do të mbahet në fundjavwn e dytë të muajit maj, kurse afati për paraqitje të ekipeve do të hapet në fund të prillit. Edhe sivjet, kusht për paraqitje në turneun selektiv është që lojtarët të kenë profile të vërtetuara në platformën zyrtare të FIBA-s për 3x3.

Koordinatori i FBK-së për 3x3 Leart Hoxha deklaroi se: “Datat e sakta dhe kushtet e lajmërimit të lojtarëve dhe ekipeve do ti publikojmë ditëve të ardhshme, por kusht themelor është që lojtarët që vijnë në turne, të kenë profile të vërtetuara në FIBA.

Pas përfundimit të turneut, FBK do të paraqesë deri në 6 lojtarë fillimisht për licencim në FIBA dhe më pas do të vendosim për katërshen definitive që do të përfaqësojë Kosovën në kualifikime për FIBA Europe Cup 3x3”.

Vitin e kaluar në kualifikime për FIBA Europe Cup 3x3, që janë zhvilluar në Constanta të Rumanisë, Kosovën tek meshkujt e kanë përfaqësuar Bardh Rexha, Admir Mullabazi, Visar Ejupi dhe Altin Selmancena.

Tek femrat për Kosovën janë paraqitur Arbnore Përquku, Diedona Halitaj, Saranda Daci dhe Marigona Rushiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat