Beteja i parë i takon Trepçës

Basketboll

Beteja i parë i takon Trepçës

Më: 8 maj 2022 Në ora: 20:15
Beteja i parë i takon Trepçës

Trepça ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 75:68 (23:17, 17:18, 23:14, 12:19), duke avancuar 1:0 në serinë gjysmëfinale të “Play-off”-it. Edhe ndeshja e dytë do të zhvillohet në Mitrovicë, ndërsa skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Pas një fillimi të barabartë 12:12, vendasit shkëputen në nëntë pikë, 21:12, ndërsa çereku i parë përfundoi 23:17. Por, Peja nuk kishte ardhur për tu dorëzuar dhe dalëngadalë shkrin epërsinë e vendasve për ta rikthyer atë në favor të tyre 26:28, dhe më pas zhvillohet lojë interesante, kurse pjesa e parë përfundon 40:35.

Periudha e tretë ishte vendimtare e kësaj sfide, që u zhvillua në një ambient të jashtëzakonshëm, ku palestra në Mitrovicë ishte e mbushur me tifozë. Mitrovicasit thelluan epërsinë edhe më shumë, kurse mysafirët e vuajtën mungesën e Dardan Berishës, pas daljes nga loja me një faul josportiv dhe një teknike, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 63:49.

‘Xehetarët’ sikur u vetëkënaqën me rezultatin dhe këtë u munduan ta shfrytëzojnë verdhezinjtë që afruan rezultatin në 75:68, por pa arritur të bëjë më shumë dhe Trepça triumfoi 75:68.

Te Trepça u dalluan Andrew Gordon me 16 pikë e nëntë kërcime dhe Rodney Purviq me 22 pikë e tetë asistime, kurse te Peja u dalluan Stephen Maxwell me 14 pikë e 13 kërcime dhe Darius Washington me 22 pikë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat