Kryesia e KB Trepçës tregon për shëndetin e tifozit, i cili u alivanos sot

Basketboll

Kryesia e KB Trepçës tregon për shëndetin e tifozit, i cili u alivanos sot

Më: 8 maj 2022 Në ora: 22:42
Kryesia e KB Trepçës tregon për shëndetin e tifozit, i cili u alivanos sot

KB Trepça ka njoftuar se tifozi i skuadrës, i cili u alivanos sot gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale me Pejën, është mirë me shëndet.

Kryesia e klubit mitrovicas ka vizituar 16-vjeçarin pas ndeshjes, të cilën “Xehetarët” e fituan me rezultatin 75:68.

Klubi nga “Minatori” gjithashtu bëri të ditur se tifozi në fjalë së bashku me vëllezërit e tij do të jenë mysafirë të veçantë në ndeshjen e ardhshme.

“Tifozi ynë është mirë, në ndeshjen e ardhshme mysafir i veçantë i klubit

Të gjithë në palestër, e më së shumti ne në klubin Trepça, jemi shqetësuar kur një tifoz i yni humbi ndjenjat gjatë ndeshjes me Pejën. Por për fat tifozi ynë 16-vjeçar është tani shumë mirë dhe në shtëpinë e tij.

Kryesia e klubit ka vizituar tifozin tonë të zjarrtë dhe është bindur që gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Ai pasi humbi ndjenjat është asistuar nga mjekët e dy klubeve, ndërsa është shoqëruar edhe gjatë qëndrimit në spital.

Më shumë se për fitoren jemi të gëzuar që tifozi ynë nuk ka telashe me shëndetin. Dhe tifozi në fjalë së bashku me vëllezërit e tij në ndeshjen e ardhshme do të jenë mysafir të veçantë të klubit.

Faleminderit të gjithëve për kujdesin dhe përkrahjen.

Familja e madhe gjelbër e zi është gjithnjë e bashkuar”, njofton KB Trepça.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat