Lojë mesatare, fitorja i takon Yllit

Basketboll

Lojë mesatare, fitorja i takon Yllit

Më: 11 maj 2022 Në ora: 23:45
Lojë mesatare, fitorja i takon Yllit

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 79:70 (27:21, 14:6, 17:18, 21:25), në gjysmëfinalen e dytë të “Play-off”-it.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë dhe në minutën e nëntë rezultati ishte 22:21, por një seri e suksesshme e vendasve bëri që periudhën e parë ta fitojnë me shifrat 27:21. Kampionët vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e dytë, kurse prishtinasit assesi të gjenin lojën e tyre dhe ishin të pasaktë në sulm, duke bërë që për dhjetë minuta të shënojnë vetëm gjashtë pikë, ndërsa rezultati i pjesës së parë ishte 41:27.

Kampionët rritën epërsinë edhe më shumë në çerekun e tretë, ku më e larta ishte 21 pikë, 51:30 megjithatë në fund të kësaj pjesë kryeqytetasit paksa u këndellën, duke bërë që shifrat pas 30 minutash në semafor të jenë 58:45.

Në dhjetë minutat e fundit, prishtinasit arritën të ngushtojnë shifrat, por pa arritur përmbysjen dhe Ylli triumfoi 79:70.

Te Ylli më i dalluari ishte Henrik Sirko me 31 pikë e katër kërcime, kurse te Prishtina u dallua Henry Dugat me 25 pikë, dhjetë kërcime e tetë asistime.

Kampionët avancojnë tani 2:0 në serinë gjysmëfinale të “Play-off”-it. Ndeshja e ardhshme zhvillohet në Prishtinë, ndërsa skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat