Junior 06, kampion i Kosovës për U16 te vajzat

Basketboll

Junior 06, kampion i Kosovës për U16 te vajzat

Më: 13 maj 2022 Në ora: 12:28
Junior 06

Skuadra prizrenase, Junior 06 është shpallur kampion i Kosovës në kategorinë U16 në konkurrencën e femrave.

Vashat prizrenase në dy ndeshjet finale ishin më të mirë se skuadra prishtinase, AA Prishtina, 55:51 dhe 58:66.

Prizrenaset sfidën e parë e fituan në shtëpi me katër pikë dallim, kurse lojë interesante ishte edhe takimi i dytë, ku ishin duke avancuar me 17 pikë dallim, por prishtinaset u rikthyen për të barazuar rezultatin, megjithatë në fund më të vëmendshme ishin basketbollistet e Junior 06, që fituan titullin e kampionit.

Medaljet e arta dhe të argjendta i kanë ndarë anëtarja e Bordit të FBK-së, Teuta Abdullahu dhe Vlora Braha, SPOC Person në FBK.

Kupën skuadrës fituese ia dorëzoi anëtarja e Bordit, Teuta Abdullahu.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat