Vashat e Kosovës e nisin me humbje Europe Cup 3x3

Basketboll

Vashat e Kosovës e nisin me humbje Europe Cup 3x3

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 15:07
Vashat e Kosovës e nisin me humbje Europe Cup 3x3

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave i ka filluar në mënyrë jo të mirë kualifikimet drejt FIBA Europe Cup 3x3.

Në këtë garë që po zhvillohet në Qipro, vashat “Dardane” pësuan humbje në ndeshjen e parë kundër Irlandës me rezultat 16:13.

Pjesën e parë Kosova e mbylli në epërsi me shifrat 7:4, por që një rikthim i fuqishëm i irlandezeve në pjesën e dytë bëri që ato të marrin fitoren nga kjo ndeshje.

Ndeshjen e ardhshme, Kosova do ta ketë ndaj Andorrës nga ora 16:05.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat