Vdes doajeni i sportit të Kosovës

Basketboll

Vdes doajeni i sportit të Kosovës

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 22:45
Vdes doajeni i sportit të Kosovës

Komuniteti i basketbollit e pranoi sot me dhimbje të thellë ikjen në amshim të doajenit të basketbollit Agim Dushi.

"Axha Agim ishte basketbollist i KB Elektrokosova në vitet e 70’ta, më pas gjyqtar shumëvjeçar në liga të ndryshme jugosllave.

Konsiderohet, pas Mithat Belegut, si gjyqtari më i mirë që e ka pas Kosova në shekullin e kaluar. Në vitin 1980 e fiton thirrjen e gjyqtarit federativ në Jugosllavi dhe për gati një dekadë ka mbi 30 ndeshje në Ligën e Parë Federative, ndër më të fortat në Evropë, në atë kohë. Në total ka qenë gjyqtar në rreth 150 ndeshje të rangjeve federative në Jugosllavi, meshkuj e femra.

Pas luftës ka pasur biznes të suksesshëm dhe për vite me radhë ka qenë mbështetës teknik ose financiar i KB Prishtinës, Superligës së Kosovës dhe Shoqatës së Gjyqtarëve të FBK-së.

Agim Dushi do të kujtohet si një nga kontribuuesit më të mëdhenj për pavarësimin dhe promovimin e basketbollit të Kosovës', njofotn FBK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat