Ponte Prizreni përforcohet me një amerikan 

Basketboll

Ponte Prizreni përforcohet me një amerikan 

Nga: K. G. Më: 22 korrik 2022 Në ora: 23:24
Ponte Prizreni përforcohet me një amerikan 

Ekipi i Ponte Prizrenit me trajnerin Arbnor Rifatin vazhdojnë me përforcime për edicionin e ri.

Prizrenasit përforcohen me basketbollistin Wayne Arnold.

“Bombarderi Wayne Arnold -  përforcimi i dytë i huaj.

Prej sot zyrtarisht snajperisti më i ri i skuadrës së Ponte Prizrenit do jetë amerikani Wayne Arnold.
23 vjeçari, i gjatë 191 cm i cili shquhet si super gjuajtës, ishte pjesë e skuadrave Call State Fullerton 2018/2021 - NCAA1 ndërsa së fundi ishte pjesë e Concordia University ku luajti me mesatare prej 23.05 pikë për ndeshje .

Koljeviq dhe Arnold janë dy përforcimet të huaj në ekip. Së shpejti do i prezantojmë edhe 2 super lojtarë që edhe do jetë përfundimi i afatit kalimtar për si vjet. 

Pritet një super edicion por sigurisht se skuadra jon do jetë super e nxehtë”, njofton klubi prizrenas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat