Tjetër talent i kryeqytetit i bashkohet Sigal Prishtinës 

Basketboll

Tjetër talent i kryeqytetit i bashkohet Sigal Prishtinës 

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 19:46
Genc Zeqiri

Genc Zeqiri është i Sigal Prishtinës.

Klub i badherkaltër konfirmon përforcimin me basketbollistin dhe vlerësohet prej talenteve më të mëdhenj të kësaj loje. 

“Genc Zeqiri vishet bardhë e kaltër.

Tjetër talent i kryeqytetit i bashkohet Sigal Prishtinës. Genci 17 vjeçar, luan në pozitën e play-maker (1) dhe është i gjatë 187cm.

Ai ka qenë pjesë e shkollës së basketbollit MH Prishtina ku është shpallur kampion i Kosovës me grupmoshat U18 në sezonin e fundit”, njofton KB Sigal Prishtina.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat