“Street Fest 2022” në qendër të Prishtinës

Basketboll

“Street Fest 2022” në qendër të Prishtinës

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 17:15
“Street Fest 2022” në qendër të Prishtinës

Më 15 dhe 16 shtator do të organizohet turne i streetbollit në qendër të Prishtinës (Sheshi Zahir Pajaziti), ku pritet një spektakël, pasi do të ketë gara te seniorët, femrat, për fëmijë (pionierë, kadet dhe junior) dhe për persona me aftësi të veçanta.

Përveç streetbollit do të ketë shumë befasi për të ftuarit, ku do të ketë lojëra shpërblyese, vallëzim e muzikë.

Turneu organizohet nga organizata “Sport4all”, i mbështetur nga Federata e Basketbollit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.

Të enjten do të organizohen garat nga ora 18:00. Fillimisht do të jetë ceremonia hapëse, ku do të flasin Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, drejtori i “Sport4all”, Fatos Bajçinovci dhe Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova.

Në ditën e parë do të garojnë juniorët, femrat, si dhe ndeshjet e para në kategorinë e seniorëve, kurse në ditën e dytë do të garojnë, pionierët (djem dhe vajza), katedët (djem dhe vajza), juniorët, personat me aftësi të veçanta, finalja e femrave dhe në fund finalja e meshkujve.

Në fund do të jetë ceremonia mbyllëse, ku do të jepen medaljet dhe mirënjohjet për pionierët, kadetët, juniorët, femrat, personat me aftësi të veçanta dhe meshkujt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat