James me mision, synon të thyejë rekordin

Basketboll

James me mision, synon të thyejë rekordin

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 13:09
James me mision, synon të thyejë rekordin

Sezonin e ri 2022-2023, basketbollisti LeBron James mund të thyejë rekordin më të rëndësishëm në NBA: të bëhet lojtari që ka realizuar më shumë pikë në histori. për momentin, ylli i Lakers ndodhet i dyti në këtë renditje me 37,062 pikë.

Ai ka 1325 pikë më pak se legjenda Kareem Abdul-Jabbar, që kryeson renditjen me 38,387 pikë. Një rekord që mund të realizohet pa shumë mund nga “king James”, që i mjafton të realizojë mesatarisht 16 pikë për ndeshje që ta thyejë atë.

Ndërkohë që, mesatarja e pikëve të LeBron James me fanellën e Lakers është 27 pikë për ndeshje. Pra, në mesin e këtij sezoni ai mund të vendosë rekordin e madh. Vitin e fundit ai luajti 56 ndeshje në kampionat dhe realizoi 1,625 pikë.

Nëse do të jetë në formë dhe pa dëmtime, ai mund ta realizojë objektivin e tij shumë më herët, duke u bërë shënuesi më i mirë në historinë e NBA. Natyrisht që objektivi tjetër është edhe ai i fitimit të titullit kampion me Lakers.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat