Mbahet FIBA Scod Klinika për Gjyqtarë

Basketboll

Mbahet FIBA Scod Klinika për Gjyqtarë

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 15:08
Mbahet FIBA Scod Klinika për Gjyqtarë

Më 16-18 Shtator është mbajtur FIBA SCOD Klinika parasezonale për të gjithë gjyqtarët e FBK-së. Në FIBA SCOD Klinikë parasezonale pjesëmarrës kanë qenë 37 gjyqtarë nga të gjitha listat e gjyqtarëve të FBK-së. FIBA SCOD Klinika për gjyqtarët është udhëhequr nga FIBA Instruktori Nacional, Faton Kurshumlija, FIBA Referee Instructori Gjorgi Piperkov, si dhe me prezantim Online në Zoom platformën Prof. Ridvan Ekmekci.

Në këtë klinikë temat e prezantuara ishin:

- Online Prezantimi nga Përgatitja Mentale e gjyqtarëve

- Edicioni 2022-2023 Pritjet dhe qëllimet

- Ndryshimet e Rregullave të Basketbollit 2022

- Prezantimi i Propozicioneve të Garave 2022-2023

- Lojtari në Aktin e gjuajtjes AOS

- Kriteret për Gabimet Josportive UF

- Fake-Flop

- Block-Charge 

- Online Testi nga Basketball Rules

- Punëtoria e gjyqtarëve me klipet nga SL e FBK-së

- Observimi i gjyqtarëve në ndeshjen Golden Eagle Ylli vs Sigal Prishtina

- Përmbyllja e klinikës

Ditën e diel, më 18 Shtator në terrenin sportiv të “SHF Model” në Prishtinë është mbajtur FIBA Fitnes testi.

FIBA Referee Instruktori Gjorgi Piperkov është ndarë shumë i kënaqur me organizimin e FIBA SCOD Klinikës, si dhe pjesëmarrjen e gjyqtarëve të cilët kanë qenë inter-aktiv gjatë gjithë klinikës duke parashtruar pyetje , evaulim të klipeve dhe interpretimit të rregullave të basketbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat