Komunikimi i fundit mes Adelinës dhe Belul Beqajt!

Basketboll

Komunikimi i fundit mes Adelinës dhe Belul Beqajt!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shtator 2022 Në ora: 13:54
Belul Beqaj

Ka ndërruar jetë Belul Beqaj, ish kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Beqajn e kishte vizituar në spital edhe ish basketbollistja e mirënjohur e Kosovës, Adelina Çipa.

Adelina ka qenë pjesë e KB Bashkimit nga Prizreni dhe ish reprezentuese e Kosovës dhe anëtare e bordit të FBK-së në kohën kur Beqaj ishte kryetar.  

Image

Adelina Çipa me kupë në dorë, viti 1996

Adelina tregon komunikimin e fundit (para pak ditësh) që e pati me z. Beqaj, i cili ka qenë në mjekim në njërën nga spitalet e Prishtinës. 

 “Z. Belul me pyeti, a po luan basket hiq?

I thash nuk po kam me kënd me luajt se nuk kam rivalitet.

Po hajde se i hyjmë rendit se shpejti e dalim bashkë luajmë basketboll”, tregon Adelina për gazetën “Bota sot”.

Jo vetëm pr basketboll, Adelina i thotë Beluli si vendi ka nevojë edhe për analiza politike. “Në spital i thashë hajde kryetar se situata politike ka nevojë për një analizë të saktë, se jemi bë si pula pa krye”, tregon komunikimin e fundit Adelina me z. Beqaj.

“Si kapitene e gjeneratës së KB Bashkimi, gjenerata e para luftës dhe viteve të para pas luftës, në emrin tim dhe të bashkëlojtareve, familjes dhe miqve u shpreh ngushëllime të përzemërta”, shpreh ngushëllime Çipa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat